10:22 / 11.09.2019
Rrah gjyshen në Suharekë, arrestohet nga policia
Një rast i pazakontë ka ndodhur dje në Suharekë.
Policia e Kosovës ka treguar se një person ka rrahur gjyshen e tij, shkruan lajmi.net.
I njëjti fillimisht kishte ushtruar edhe dhunë psikike ndaj saj.
Më vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.























