18:13 / 14.09.2019
Pamje nga aksidenti në Fushë Kosovë, i lënduari ndihmohet nga kalimtarët
Në një aksident të ndodhur sot në qytetin e Fushë Kosovës është lënduar një person.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se biçiklisti është dërguar për tretman mjekësor, dhe se me rastin po merret njësiti i trafikut.
“Rreth orës 14:00 kemi pranuar inrormatën për një aksident trafiku në rrugën Dardania në Fushë Kosovë, ku kanë qenë të përfshira një veturë dhe një biçikletë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar biçiklisti i cili është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti, për Express.
I lënduari sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes është rreth moshës 25 vjeçare.

























