11:35 / 18.09.2019
Policia jep detaje shtesë për goditjen e vajzës nga treni në Klinë
Policia e Kosovës bën të ditur se vajza e cila ka ndërruar jetë dje në Klinë, u godit nga treni përderisa ishte duke kaluar hekurudhën.
“Si pasoj, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore ku dhe ndërron jetë. Me vendim të prokurorit drejtuesi i trenit mashkull K-Shqiptar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, kurse trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.























