12:19 / 02.10.2019
Tiranë, krushqit rrihen në gjykatë
Debate të shumta ka pasur në ambientet e gjykatës së Tiranës ku disa persona të cilët kishin marrëdhënie krushqie me njëri tjetrin janë zënë.
Dy krushqit Kujtim Cani 70-vjeç dhe Fadil Sulku 66 vjeç janë rrahur keq në ambientet e gjykatës ndërsa rasti i është referuar edhe Prokurorisë.
Ende nuk dihen ende shkaqet e zënkës midis tyre./t.ch























