Fier, pranga 3 personave që tentuan të vidhnin minimarketin
Tentuan të vidhnin në një minimarket në Fier, në pranga 3 shtetase nga Tirana.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, bënë arrestimin në flagrancë të shtetaseve:
•A.M, 28 vjeçe, banuese në Tiranë.
•A.B, 41 vjeçe, banuese në Tiranë.
•Z.S, 55 vjeçe, banuese në Tiranë.
Arrestimi i këtyre shtetaseve u bë pasi kanë hyrë si kliente në një minimarket në lagjen “Kryengritja e Fierit” dhe kanë vjedhur 9 steka me paketa cigaresh të markave të ndryshme.
Pas njoftimit nga pronari i minimarketit, në ndjekje të tyre shkoi patrulla e policisë e cila i kapi në tentativë për t'u larguar me automjetin e tyre.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan stekat e paketave dhe automjeti me të cilin tentuan të largoheshin.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Vjedhje e kryer në bashkëpunim"./oranews























