I gjenden 29 kg kanabis në banesë, 2 të arrestuar në Mallakastër
Policia ka zbuluar 29 kg kanabis në një banesë në fshatin Usojë në Mallakastër.
Droga u gjet gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 51-vjeçarit me iniciale M. Ç., i cili ra në prangat e policisë.
Gjithashtu u arrestua edhe 45-vjeçari me iniciale, M. Ç. , banues në Fier, i cili ndodhej në banesë në momentin që u gjet lënda narkotike.
"Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit M. Ç. në Usojë, Mallakastër u gjetën dhe u sekuestruan 29 kg lëndë narkotike kanabis. Gjatë kontrollit, në banesën ku u gjet lënda narkotike, ndodhej edhe shtetasi A. S., i cili dyshohet si bashkëpunëtor me shtetasin M.Ç në këtë veprimtari kriminale", raporton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve"./oranews























