14:18 / 03.10.2019
Malishevë, poston fotografi me armë në Facebook, policia merr masa
Policia e Kosovës ka kontrolluar lokacionin e një personit nga Malisheva pasi që ai kishte postuar një fotografi me armë në Facebook.
Sipas policisë, pas kontrollimit nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari intervistohet, iniciohet rasti në fjalë me procedurë të rregullt.























