Durrës, dy të rinj kapen me drogë, gati për ta shitur
BKT
Kronika

Durrës, dy të rinj kapen me drogë, gati për ta shitur

Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla. Në pranga u vunë dy shtetas, të cilët shpërndanin lëndën narkotike.

"Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga ana e Strukturave Policore se në lagjen Nr. 5 të qytetit të Durrësit dy persona shpërndanin lëndë narkotike, shërbimet e Policisë organizuan punën dhe gjatë kontrollit kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit J. R., 18 vjeç dhe E. XH., 16 vjeç, banues në Durrës", thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë kontrollit fizik Policia u gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale lëndë narkotike të dyshuar marihuanë, e ndarë në doza, me qese farmaceutike të gatshme për shpërndarje, një thikë, kaçavidë dhe një maskë në formë kapuçi, përcjell oranews.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta".


MË SHUME NGA Kronika