Katër të lënduar nga aksidenti në Zallq të Istogut
BKT
Kronika

Katër të lënduar nga aksidenti në Zallq të Istogut

Katër persona janë lënduar nga aksidenti që ka ndodhur në Zallq të Istogut, sot në mëngjes.

Këtë për klankosova.tv e konfirmoi Driton Rugova, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë.

Ai tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:10, ku të përfshira janë 3 vetura.

Të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor.


MË SHUME NGA Kronika