12:59 / 05.10.2019
Sulmohet e pastaj grabitet një femër në Fushë Kosovë
Një femër ka qenë cak i hajnave. E njëjta ka pësuar edhe lëndime trupore.
Policia ka njoftuar se në rrugën ‘Arbëria’, në Fushë Kosovë mbrëmë rreth orës 22:40 një femër derisa ishte duke u kthyer në banesën e saj është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj.
Sipas policisë, të njëjtit persona i kanë grabitur çantën e krahut në të cilën kishte 250 euro para të gatshme, një zinxhirë dhe një unazë të arit dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
“Viktima kishte pësuar lëndime trupore dhe është trajtuar në QKUK ndërsa rasti është duke u hetuar”, njoftoi policia.























