11:25 / 07.10.2019
Grabitje me armë në Ferizaj, hynë në shtëpi dhe i marrin para
Dy persona kanë hyrë në një shtëpi në Ferizaj dhe nën kërcënimin e armës, viktimës mashkull i kanë marrë para të gatshme.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje. Dy personat janë larguar në drejtim të panjohur.























