Tiranë, kanosi me pistoletë një person, arrestohet 40 vjeçari
BKT
Kronika

Tiranë, kanosi me pistoletë një person, arrestohet 40 vjeçari

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një shtetas, pasi kanosi me pistoletë një tjetër.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi N. K., 40 vjeç, banues në Tiranë (me precedentë të mëparshëm penal).

“Ky shtetas dyshohet se ka kanosur me pistoletë shtetasin G. H”,  njofton policia.

Sekuestrimi - Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë të arrestuarit iu gjetën disa fishekë luftarakë e zhurmues dhe një radio si ato të policisë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë./oranews/


MË SHUME NGA Kronika