Policia kërkon bashkëpunim për ta kapur Mark Colin
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore për publikimin e fotografisë të personit të dyshuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për ta arrestuar të dyshuarin Mark (Bardhec) Colin nga fshati Zllakuqan i Klinës.
I dyshuari është i kërkuar për veprat penale: Vjedhje e rëndë, mashtrim dhe kanosje.
“Policia kërkon nga qytetarët e Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë”.























