14:33 / 13.10.2019
Arrestohet pasi vjedh dhe në ikje plagos një person
Një shqiptar, shtetas i Serbisë është arrestuar në fshatin Livoq i Epërm të Gjilanit, pasi ka kryer një vjedhje, ndërsa, në ikje e sipër ka plagosur me armë zjarri në këmbë viktimën shqiptar.
Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.























