11:24 / 14.10.2019
Mosmarrëveshje me gruan, thyen orenditë e shtëpisë
Policia në Viti ka arrestuar një person të dyshuar, i cili pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij kishte demoluar orenditë dhe gjësende të ndryshme në shtëpi dhe e ka kanosur atë se do ta djegë edhe shtëpinë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.























