Arrestohet një person i kërkuar nga Gjykata Themelore në Pejë

Arrestohet një person i kërkuar nga Gjykata Themelore në Pejë

Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Junik, ka ndërmarrë veprime policore në ekzekutim të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Pejë, dega në Deçan, në kërkim të të dyshuarit të dënuar me një (1) vit e gjashtë (6) muaj burgim, ku sot me datën 14.10.2019 rreth orës 10:00, në Junik, është arrestuar personi i kërkuar M. Z. i lindur me 1980 m/k/sh.

Për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit ndërsa i dyshuari në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Pejë, dega në Deçan, është dërguar në vuajtje të dënimit në QK Dubravë.