11:59 / 15.10.2019
Gjendet një mjet i dyshuar shpërthyes në Obiliq
Është gjendur një mjet i dyshuar shpërthyes në Obiliq, gjatë kohës që ishin duke u kryer disa punime. Me njëherë pas kësaj njësitë policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes.
Njësiti i FSK-së dhe KFORI-it kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërhëqjen e mjetit të dyshuarb pa ndonjë incident.
Këto janë informacionet e dhëna nga raporti 24 orës i Policisë së Kosovës, ndërsa nuk ka informacione për detaje të tjera.























