Drogë nga Spanjë në Itali, 18 persona në pranga, mes tyre edhe shqiptarë
BKT
Kronika

Drogë nga Spanjë në Itali, 18 persona në pranga, mes tyre edhe shqiptarë

Me urdhër të Prokurorisë së Bolonjës, autoritetet italiane kanë ekzekutuar mëngjesin e sotëm mega operacionin antidrogë, i cili ka shkatërruar një grup trafikantësh që transportonin lëndë narkotike nga Spanja në Itali.

Operacioni i shtrirë në territoret e provincave Bolonja, Ferrara, Modena, Vercelli, Ravena, Rimini, Matera, Rieti, Spanja, Barcelona, Vlorë e Shqipëri ka vënë nën pranga 18 persona shtetas shqiptarë, italianë e afrikano veriorë.

Janë sekuestruar 130 kg lëndë narkotike.

Droga e tipit marihuanë e hashash trafikohej nga Spanja në Itali e më pas shpërndahej në tregjet italiane kryesisht në provincën bolonjeze.

Ndaj të arrestuarve rëndon dhe akuza e armëmbajtjes pa leje, e kërcënim i dhunshëm.

Hetimet kanë zbardhur se ky grup trafikantësh kishte një organizim të strukturuar kriminal ku çdo anëtarë kishte detyra të caktuara për trafikimin e drogës, përcjell oranews.

Në operacion morën pjesë rreth 200 forca policore, skuadra ajrore e policisë së shtetit e reparti i qeneve nuhatës antidrogë.


MË SHUME NGA Kronika