11:03 / 16.10.2019
Kanosen inspektorët e ndërtimit në Pejë
Policia e Kosovës ka arrestuar në Pejë një të dyshuar, pasi që i njëjti ka kanosur inspektorët komunalë të ndërtimit gjatë kontrollit të një objekti në ndërtim e sipër i cili ishte pa leje ndërtimi.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.























