Vazhdojnë punimet në ndërtimin e dy urave në Kaçanik
BKT
Kosovë

Vazhdojnë punimet në ndërtimin e dy urave në Kaçanik

Me intensitet dhe përkushtim të madh janë duke vazhduar punimet në ndërtimin e dy urave në Kaçanik.

Në projektin “Ndërtimi i urës mbi lumin Lepenc në fshatin Kovaqec”, punimet janë duke u realizuar sipas dinamikës së paraparë, ndërsa sot është duke u bërë betonimi, si pjesë e fundit e punimeve. Ndërsa në projektin “Ndërtimi i urës mbi lumin Nerodime në fshatin Kaçanik të Vjetër”, punimet janë duke u realizuar në ndërtimin e pilotimit për shtyllën e dytë të betonit.

Punimet në këto dy projekte u përcollën nga afër nga Kryetari Besim Ilazi dhe Drejtori i Shërbimeve Publike Ramadush Osmani, të cilët vlerësuan këto projekte të rëndësishme për mirëqenien e banorëve të këtyre lokaliteteve.

Projektet në ndërtimin e urave janë duke u mbështetur financiarisht nga Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Zhvillimit Rajonal në bashkëfinancim me Komunën e Kaçanikut.


MË SHUME NGA Kosovë