21:56 / 23.10.2019
Aksident në Pestovë, pesë të lënduar
Një aksident komunikacioni ka ndodhur sonte në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë.
“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur në ora 18:00, në rrugën nacionale Mitrovicë - Prishtinë segmenti rrugor fshati Pestovë, në aksident janë të përfshira dy vetura civile dhe një traktor. Si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar pesë persona, të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin e Vushtrrisë”, njoftoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.























