11:05 / 28.10.2019
Nën ndikim të alkoolit, rrihen një mashkull dhe një femër në Llapnasellë
Janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër në Llapnasellë, pasi që të njëjtit nën ndikim të alkoolit janë përleshur fizikisht në mes vete.
Si pasojë të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.























