11:12 / 28.10.2019
Digjet një shtëpi në Klinë
Policia raporton se ankuesi ka njoftuar se është duke iu djegur shtëpia, ku si pasojë e zjarrit lëndime trupore pësojnë katër persona dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Pejës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e zjarrfikësve dhe njësitë e tjera përkatëse. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar. Rasti shkon në procedurë të rregullt.























