14:05 / 28.10.2019
Tiranë, plagos kushëririn për motive pronësie
Një 44-vjeçar ka plagosur me mjet prerës kushëririn e tij pas një konflikti për motive pronësie në Tiranë.
36-vjeçari me iniciale K. H., u dërgua në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmë mjekësore.
Ngjarja ndodhi në kodër Kashar 2. Ndërsa policia vuri në pranga 44-vjeçarin me iniciale R. H., banues në Tiranë.
"Në vendin e quajtur kodër Kashar 2, R. H., 44 vjeç, banues në Tiranë pas një konflikti për motive pronësie, ka plagosur me mjet prerës në trup kushëririn, shtetasin K. H., 36 vjeç", njoftojnë uniformat blu.
Materialet iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Vrasja e mbetur në tentativë”./oranews/























