12:31 / 31.10.2019
Arrestohen tre vëllezër në Deçan, kishin mosmarrëveshje pronësore
Policia e Kosovës ka arrestuar në fshatin Prapaqan të Deçanit, tre vëllezër, pasi të njëjtit kishin mosmarrëveshje pronësore.
Rasti ka ndodhur dje në orën 09:20, teksa është bërë i ditur në raportin 24 orësh të policisë.
“Njësia policore ka shoqëruar në stacionin policore tre të dyshuar meshkuj, pasi që të njëjtit kishin mosmarrëveshje pronësore. Të dyshuarit janë vëllezër. Gjatë kontrollimit të shtëpisë tek dy të dyshuarit është gjetur një armë zjarri AK-47 me 16 fishekë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuar janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt”.























