12:46 / 31.10.2019
Gjenden 17 kg kanabis në një banesë në Krujë
Të paktën 17 kg kanabis janë gjetur në një banesë fshatin Nuaj në Krujë.
Uniformat blu vunë në pranga poseduesen e lëndës narkotike, 47-vjeçaren me iniciale D. M., ndërsa u shpall në kërkim djali i saj, 27-vjeçari me iniciale C. M.,banues në Krujë.
“Gjatë kontrollit në banesën e tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 16 kg lëndë narkotike, e dyshuar si Cannabis sativa”, njofton policia.
Ndërkohë u procedua penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasi Xh. M., 73 vjeç, banues në Krujë, përcjell oranews.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.























