10:21 / 01.11.2019
Heroinë, kokainë dhe kanabis në Korçë, 2 të arrestuar
Në Korçë u finalizua një operacion antidrogë i koduar “Kamuflimi”.
Policia bëri me dije se nga goditja e këtij rasti të shpërndarjes së drogave të forta u proceduan 7 shtetas, 2 prej të cilëve të arrestuar në flagrancë.
Ndër të tjera u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme me heroinë, kokainë dhe kanabis, shuma parash në lekë dhe valutë, dy automjete dhe 6 aparate celularë./a2/























