10:25 / 04.11.2019
Përleshje mes të rinjve në Mitrovicë
Disa të rinj janë përleshur sot në mëngjes në Mitrovicë. Nga kjo përleshje një person ka mbetur i lënduar ndërsa katër tjerë janë arrestuar nga Policia.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur sot pas orës 7 në oborrin e shkollës fillore “Musa Hoti”.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Bëhet fjalë për një përleshje në mes të disa të rinjve. Katër nxënës janë marrë në pyetje, një prej tyre është i lënduar”, ka thënë Zahiti për KosovaPress.























