Përleshje fizike midis 9 personave, në Mitrovicë, 2 prej tyre në spital
BKT
Kronika

Përleshje fizike midis 9 personave, në Mitrovicë, 2 prej tyre në spital

Nëntë persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Mitrovicë, pasi që ata dyshohet se ishin përfshirë në një përleshje fizike.

Policia e Kosovës raporton se dy të dyshuar kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një gëzhojë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Kronika