12:17 / 07.11.2019
Dy persona të zhdukur në Gjakovë
Të martën në rajonin e Gjakovës është raportuar se janë zhdukur dy persona në raste të ndara.
Njëri nga të zhdukurit është shqiptar dhe tjetri është nga komuniteti RAE.
Njësitet policore janë duke i hetuar rastet në fjalë.























