Dy të arrestuar për vjedhje të rëndë në Pejë
Policia ka arestuar dy persona të dyshuar se kanë kryer vjedhjen me datën 3.11.2019 në një lokal në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë.
Të arrestuarit janë A.G. i lindur në vitin 1999 dhe B.B. i lindur në vitin 2000.
Nga Policia kanë bërë të ditur se kanë identifikuar të dyshuarit përmes kamerave të sigurisë.
“Pasi që lokali i viktimës posedon kamera sigurie dhe në kamera është vërejtur i dyshuari i maskuar duke e kryer vjedhjen. Pas një pune operativo-hetimore nga njësitit i hetimeve me datë 9.11.2019, është arritur të behët identifikimi rrjedhimisht arrestimi i personave të dyshuar”.
I dyshuari i parë (A.G) ka pranuar veprën penale dhe është personi i cili shihet në video incizime, ndërsa i dyshuari i dytë (B.B) ka ndihmuar për shitjen e sendeve të vjedhura.
Të dyshuarit me urdhër të prokurorit të shtetit dërgohen në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti cilësohet si “Vjedhje e Rëndë”.























