10:24 / 14.11.2019
Sulmohet seksualisht një grua në Prishtinë
Një grua në Prishtinë është sulmuar seksualisht nga një person i dyshuar.
Rasti është raportuar se ka ndodhur dje rreth orës 12:00, në rrugën “Bajram Bahtiri”, në Prishtinë.
Policia ka bërë të ditur se në lidhje me këtë rast nuk është arrestuar ende asnjë person.























