Gjakovë: Arrestohet motra për sulme psikike ndaj të motrës
BKT
Kronika

Gjakovë: Arrestohet motra për sulme psikike ndaj të motrës

Policia e Kosovës në Gjakovë ka arrestuar një femër të dyshuar e cila në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë psikike ndaj motrës së saj.

Viktima është dërguar në kontroll mjekësore te psikiatri, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Viktimës nga prokurori i është lëshuar urdhri për mbrojtje.


MË SHUME NGA Kronika