09:47 / 18.11.2019
Makina humb kontrollin dhe futet brenda dyqanit të rrobave
Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sarandë, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është futur brenda një dyqani rrobash.
Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Si pasojë e humbjes së kontrollit shoferi ka devijuar nga rruga edhe është përplasur me xhamin e butikut, duke shkaktuar thyerjen e tij.
Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet./oranews























