16:26 / 18.11.2019
Vritet kosovari në një lokal në Firence të Italisë
Një 33-vjeçar nga Kosova është vrarë pas një mosmarrëveshje që ka ndodhur në një kafeteri në qendër të Firencës në Itali. Diskutimi i dhunshëm filloi në bar dhe vazhdoi në rrugë.
Sipas mediave italiane, 33-vjeçari që punonte si kamerier vdiq menjëherë pasi u pranua në urgjencën e spitalit të Careggit pas plagëve të marra nga thika, transmeton Klan Kosova.
Një tunizian 39-vjeçar është ndaluar nga karabinierët si i dyshuar për vrasjen.























