10:33 / 19.11.2019
Vjedhje e rëndë në Podujevë
Policia në Podujevë njofton se një person ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kanë vjedhur disa pajisje.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, të cilat janë duke hetuar rastin.























