11:00 / 20.11.2019
I futen në oborr për ta kërcënuar, policia gjën gëzhoja të armës
Një person ka informuar Policinë e Kosovës se disa persona kanë hyrë dhe e kanë kërcënuar në oborrin e shtëpisë se tij.
Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 23:00 në Drenas, raporton Indeksonline.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar dy gëzhoja të kalibrit 7.62 mm.
E SPONSORUAR
Nuk raportohet për të lënduar ndërsa lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij rasti është iniciuar si ‘Kanosje’.
Rastit është duke u hetuar nga njësitë relevante policore.























