11:08 / 20.11.2019
Kapen 1.5 kg drogë, arrestohet një person ndërsa tjetri shpallet në kërkim
Pas një pune hetimore janë kontrolluar dy lokacione pronë e të dyshuarve meshkuj në Prishtinë, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë konfiskuar mbi 1 kg e 500 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 570 euro para të gatshme, një armë e kalibrit 7.65 mm, dy fishekë 7.65 mm dhe tre fishekë të AK-47
Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në qendrën e mbajtjes kurse tjetri është në kërkim policor.























