12:02 / 24.11.2019
Gjuajtje me armë në Prishtinë, plagoset një person
Një person është plagosur mbrëmë me armë zjarri në Prishtinë.
Siç njofton policia, rasti ka ndodhur dje në rrugën “Skender Anamali” te Parku i Gërmisë.
“Rr. Skender Anamali, Prishtinë, 23.11.2019-17:23. Është raportuar për plagosje të një personi mashkull K/Shqiptar me armë në Parkun e Gërmisë. Njësitë policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.























