15:36 / 24.11.2019
Dy të arrestuar për prostitucion në Prizren
Dy persona janë arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se kanë kryer veprën penale mundësim ose detyrim i prostitucionit.
Lidhur me rastin është kontrolluar një lokal, në cilësinë e provave materiale janë konfiskuar një DVR, një arkë fiskale, pesë telefona celular dhe 354 euro para.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje.























