Vdes në QKUK, personi që u aksidentua ditë më parë në Malishevë të Gjilanit
BKT
Kronika

Vdes në QKUK, personi që u aksidentua ditë më parë në Malishevë të Gjilanit

Ka vdekur mbrëmë një person i cili ishte aksidentuar një ditë më parë në Malishevë të Gjilanit.

Në ora 22:53 të së dielës ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), i aksidentuari në Malishevë të Gjilanit.

Sipas njoftimit, viktima ishte aksidentuar në rrugën Uglar-Malishevë, fshatra të Gjilanit më 30 nëntor.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion. 


MË SHUME NGA Kronika