Policia arreston 38 vjeçarin, kërkohej për pesë vepra penale
BKT
Kronika

Policia arreston 38 vjeçarin, kërkohej për pesë vepra penale

Policia në Pejë njofton se dje ka arrestuar personin që kërkohej për pesë vepra penale.

Tim (Deli) Kajtazi, 38 vjeçar  nga Istogu kërkohej nga Policia që nga 18 tetori dhe dyshohej për veprat penale, dy raste për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor, një rast për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge, një rast për veprën penale “Dhunë në familje”, një rast për veprën penale “ Shmangie nga pagesat e tarifave të detyrueshme doganore”.

Fotografinë e tij Policia e kishte publikuar dhe fal bashkëpunimit me qytetarë ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e tij.

Kajtazi sipas Policisë është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

I dyshuari i lartcekur është dërguar ne vuajtje dënimi në Qendrën Korrektuese Dubravë.


MË SHUME NGA Kronika