Burgim për tre persona që u rrahën në një lokal të Pejës
BKT
Kronika

Burgim për tre persona që u rrahën në një lokal të Pejës

Gjykata Themelore në Pejë ka dënuar me një vit burgim personin me inicialet V.GJ per kryerjen e veprës penale vrasje në tentativë, ndërsa të pandehurit E.M dhe I.M me nga gjashtë muaj burgim për pjesëmarrje në rrahje.

Kjo për rastin që kishte ndodhur në qershor të 2019-ës në një lokal të Pejës, pas një mosmarrveshje që të lartpërmendurit kishin pasur me të dëmtuarin A.B

“I pandehuri V me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin A.B, në atë mënyrë që pasi që ishin ulur në tarracën e lokalit i pandehuri V.GJ dhe A.B fillojnë të gjestikulojnë me njëri – tjetrin lidhur me atë se kush kënd dhe pse po e shikon e pastaj nga tavolina ngritën të pandehurit V.GJ, E.M dhe I.M dhe nisen në drejtim të tavolinës së të dëmtuarit A.B me ç’rast i pandehuri V tenton ta godas me grusht por nuk arrin, pastaj i pandehuri E.M e kap me duar për maicë të dëmtuarin duke e goditur me grusht dhe pasi i dëmtuari ngritët nga karrigia e tij, i pandehuri V e kap atë karrige dhe të njëjtën e gjuan në drejtim të dëmtuarit duke e goditur në pjesën e pasme të shpinës dhe pastaj të tre e sulmojnë të dëmtuarin ku në atë moment i pandehuri V.GJ dhe i dëmtuari A.B nxjerrin nga xhepi brisqet duke e sulmuar njëri – tjetrin me ç’rast i pandehuri V.GJ i shkakton lëndime të rënda trupore të dëmtuarit A.B e të cilat dëmtime në momentin e shkaktimit kanë qenë të rrezikshme për jetë”.

Për realizimin e kërkesës pasurore juridike pala e dëmtuar udhëzohet në kontest të rregullt juridiko civil.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.


MË SHUME NGA Kronika