Dy persona arrestohen në aeroport për falsifikim dokumentesh
BKT
Kronika

Dy persona arrestohen në aeroport për falsifikim dokumentesh

Dy persona janë arrestuar dje në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë për falsifikim dokumentash.

Një burrë me pasaportë të Sllovenisë që dyshohet se është e falsifikuar kishte tentuar që përmes aeroportit të udhëtojë në Bazel.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Aeroporti Adem Jashari, Prishtinë 03.12.2019 – 10:30.

Po ashtu është arrestuar një shtetas turk i cili me dokumente personale, letërnjoftim dhe pasaportë të cilat dyshohet se janë të falsifikuar, kishte tentuar që përmes aeroportit të udhëtojë në Gjenevë.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika