10:05 / 04.12.2019
Një vajzë e mitur tentohet të rrëmbehet në Gllogoc
Policia e Kosovës raporton se dje rreth orës 16:00 në Gllogoc një i dyshuar i panjohur e ka futur me forcë në veturë një vajzë të mitur.
Sipas Policisë pasi që e mitura e ka kundërshtuar i dyshuari e ka liruar duke e kanosur.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori. Hetimet për këtë rast po vazhdojnë.























