10:20 / 04.12.2019
Zjarr në sallën e sportit në një shkollë të mesme
Policia e Kosovës njofton se mbrëmë rreth orës 19:00 një person ka raportuar se nga persona të panjohur i është bënë flaka një tube parketi brenda sallës së sportit në shkollën e mesme “Fan Noli”.
Si pasojë e tymit lëndime trupore pësojnë dy punëtorë të sigurimit të cilët kanë pranuar tretmanin mjekësor në Spitalin e Podujevës. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë e Policisë. Rasti mbetet nën hetime.























