10:37 / 04.12.2019
Pas mosmarrëveshjes me gruan, ia vë flakën shtëpisë
Policia në Prizren bën të ditur se është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij dhe nën ndikim të alkoolit ia ka vënë flakën shtëpisë së tij.
Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.























