Në Gjilan dhe Kaçanik tentojnë të vjedhin në bankomat
Sharr Travel

Në Gjilan dhe Kaçanik tentojnë të vjedhin në bankomat

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se persona të panjohur kishin tentuar të kryejnë vjedhje në një bankomat.

Rasti ka ndodhur në rrugën “15 Qershori” në Gjilan, të enjten në ora 03:00.

Përveç dëmeve në dyert e objektit ku ishte i vendosur bankomati nuk raportohet për vjedhje.

Rasti është duke u hetuar.

Edhe në rrugën “Ismajl Raka” në Kaçanik raportohet se ka ndodhur një tentim vjedhje në një bankomat. Përveç dëmeve në dyert e bankës dhe në bankomat nuk raportohet për vjedhje. Rasti është duke u hetuar.