Vidhen 2900 euro në një market në Gjilan
Sharr Travel

Vidhen 2900 euro në një market në Gjilan

Prokuroria e Gjilanit njofton se mbrëmë në lagjen ‘’Kamnik’’, në Gjilan, rreth orës 22 00 dyshohet se tre persona të maskuar, kanë hyrë tek marketi ‘’KAM’’ dhe nën kërcënimin e armëve kishin grabitur paratë nga arka e marketit, në vlerë rreth 2 mijë e 900 euro.

Rasti është duke u hetuar, ndërsa nuk raportohet për ndonjë të dyshuar.