Italia dëbon shqiptarin për terrorizëm
Sharr Travel

Italia dëbon shqiptarin për terrorizëm

Autoritetet Italiane kanë dëbuar nga Italia, emigrantin shqiptar Florian Saraçi 32 vjeç, banues në Villorba të Trevizos.

Ai konsiderohet si person i rrezikshëm për sigurinë kombëtare me lidhje me radikalizmin islamik.

Prej vitit 2017, 32-vjeçari Florian Saraçi ishte nën mbikëqyrjen e Antiterrorizmit italian si person i përfshirë në një proces radikalizimi islamik në lidhje me shoqata fetare të huaja me aktivitet në provincën e Venezias.

Prej marsit të 2018 ai kishte dhënë dorëheqjen nga profesioni i tij si murator duke  ndryshuar stilin e tij të jetës me veshje të fesë myslimane e mjekër. 

Në shkurt të  2019, drejtësia italiane e dënoi me 1 vit heqje lirie për keqtrajtim e dhunë familjare ndaj bashkëshortes e vajzës së tyre.

 Ai detyronte bashkëshorten të vishte vetëm veshje myslimane e të frekuentonte xhaminë.

Prefekti i Trevizos i ka tërhequr lejen e qëndrimit afatgjatë e ka firmosur urdhrin e dëbimit të tij në Shqipëri si person me rrezik kombëtar./Ora News/